Zëvendëskryeministri i angazhuar për luftë kundër korrupsionit, Ljupço Nikollovski dhe ambasadorja amerikane Kate Marie Byrnes, në takimin e sotëm biseduan për Urdhrin ekzekutiv të presidentit të SHBA-së, Joe Biden, me të cilin u jepet autorizim autoriteteve federale të bllokojnë prona dhe t’u ndalojnë hyrjen të gjithë personave për të cilat administrate në Uashington do të vlerësojë se punojnë në destabilizim dhe kundër marrëveshjeve kyçe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Nga Kabineti i zëvendëskryeministrit informojnë se Nikollovski ka shprehur kënaqësi që në urdhrin ekzekutiv fokusi është vënë në luftën kundër korrupsionit, që është një ndër prioritetet kryesore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në atë kontekst, zëvendëskryeministri Nikollovski e ka njoftuar ambasadoren Byrnes për masat dhe aktivitetet që Qeveria e RMV-së po i ndërmerr për parandalim të korrupsionit, si dhe për realizimin e Planit qeveritar për luftë kundër korrupsionit.
“Ambasadorja Byrnes e potencoi rëndësinë e ndërmarrjes së masave për luftë kundër korrupsionit, që është në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, por njëkohësisht është me rëndësi për përparimin eurointegrues të shtetit. Gjithashtu, ambasadorja Byrnes, e konfirmoi mbështetjen e SHBA-së për Maqedoninë e Veriut dhe qytetarët e saj në rrugën euroatlantike”, kumtojnë nga Kabineti i Nikollovskit.
Në këtë vend renditet sonte Prishtina për ndotje të ajrit
Peticion për minatorët, kërkohet hartimi i Listës së Sëmundj...
Pacolli uron ditëlindjen e djalit të tij Armanit me një mesa...
Kushtetuesja e kthen në detyrë Belinda Ballukun
Nis ushtrimi i përbashkët i policisë me Ambasadën amerikane,...
Dy shtetas të Kosovës lëndohen nga rrëzimi i avionit në Maqe...