Kryetari i Këshillit Nacional për Eurointegrime, Aleksandar Nikollovski i cili po ashtu është edhe nënkryetar i OBRM-PDUKM-së, gjatë debatit të sotëm në Kuvend theksoi se po keqpërdoret procesit i aderimit të vendit në BE nga qeveria.
“Ai proces keqpërdoret vazhdimisht me qëllim që disa struktura të caktuara politike të mbesin në pushtet, por edhe të hapen procese të reja si “Ballkani i Hapur” që përmbajnë shumë pikëpyetje e që s’ka përgjigje dhe kanë të bëjnë me të ardhmen e shtetit dhe rajonit”, u shpreh Nikollovski.
Në lidhje me kontestin me Bullgarinë, Nikollovski theksoi se ka përshtypje se nuk presion më të madh ndaj Bullgarisë. Sipas tij, ka vetëm presin deklarativ.
“Mund të pajtohem me Dimitrovin se çdo zgjidhje me Bullgarinë duhet të kalojë në Kuvendin e Maqedonisë”, tha Nikollovski./Telegrafi/
E martë me mot kryesisht të vranët, temperaturat deri në 8°C
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...