Nëpërmjet një kumtese të lëshuar nga partia maqedonase në pushtet LSDM, thuhet se “Aleksandar Nikolloski, anëtari i kryesisë anti-perëndimore të OBRM-PDUKM-së qytetarëve duhet t’u shpjegojë për arsyet e takimit të tij me Sinisha Aleksovski, këshilltar për siguri në kabinetin e Gjorge Ivanovit”.
“Aleksovski në disa media gjithmonë përmendet kur bëhet fjalë për ndikime të jashtme në vend, që kundërshton e Maqedonisë integrimet në NATO dhe BE”, thonë nga LSDM-ja, njofton Telegrafi Maqedoni.
LSDM-ja pyet nëse Nikolloski i cili para disa ditësh tha se nuk është marrëveshje më e mirë me Grerqinë, të thotë publikisht se cili është qëndrimi tij.
“opinioni pret përgjigjet nga Nikolloski dhe për informacionet të ndërhyrjes së Aleksovskit në ngjarjet e Kuvendit më 27 prill”, kumtojnë nga LSDM./Telegrafi/
30 komuna përmbyllin procesin e rinumërimit
MASHT me vendim për rishikimin e kurrikulave për arsimin fil...
Detaje të reja rreth aksidentit tragjik të tifozëve të PAOK-...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Ramadan Meholli
Kosova merr urim të veçantë nga Ambasada e SHBA-së pas prani...
Osmani: Kosova do të vazhdojë të ecë përpara, e palëkundur n...