Google ADS

Nesër votohet në zgjedhje të dyfishta në Maqedoni të Veriut

21:40 | 7 Maj 2024
.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut nesër do të dalin në zgjedhjet e dyfishta për të zgjedhur presidentin e ri të shtetit dhe 120 deputetët e ardhshëm të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Në balotazh janë dy kandidatë për president , të cilët fituan më së shumti vota në rrethin e parë të zgjedhjeve, kurse për zgjedhjet parlamentare garojnë 17 koalicione dhe parti politike.

“Në zgjedhjet presidenciale janë dy kandidatët të cilët kaluan në balotazh, Stevo Pendarovski nga LSDM dhe Gordana Siljanovska nga VMRO-DPMNE. Kurse për zgjedhjet parlamentare qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të kenë mundësinë  të votojnë për 17 lista të kandidatëve të cilat ekzistojnë në gjashtë zonat zgjedhore më Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Admir Shabani, zëdhënës i KSHZ-së.

Një ditë para zgjedhjeve sot kanë votuar  të burgosurit dhe personat e sëmurë.

“Sot të drejtë vote kanë personat që gjenden në burg,personat e sëmurë që të drejtën e votës kanë kërkuar ta zbatojnë nëpër shtëpit e tyre”, theksoi Shabani.

Në këto zgjedhje rreth 1 milion e 800 mijë qytetarë  do të mund të votojnë në 3480 qendra të votimit. Ato do të jenë të  hapura prej orës 7:00 deri në orën 19:00.