Ngrohje graduale do të ketë nga e diela gjatë ditës, ku të reshurat do të jenë kryesisht të shiut.
Të reshura të përkohshme të shiut, ndërsa në pjesët malore të dëborës, paralajmëron për nesër DPHM. Më shumë të reshura do të ketë në Maqedoninë Veriperëndimore ku në nivel do të bien mbi 15 l/m2.
Nga e enjtja rajoni i Maqedonisë do të jetë nën ndikim të masës së ftohtë të ajrit e cila do të shkaktojë mot me vranësira me të reshura të përkohshme të dëborës, ndërsa në pjesën jugperëndimore të shiut. Në nivel lokal do të ketë kushte edhe për paraqitje të shiut të ngrirë. Më shumë reshje të shiut do të ketë të enjten, ku në shumë vende pritet të bien rreth 20 l/m2.
Në pjesën më të madhe të vendit do të formohet shtresë e ulët e dëborës, ndërsa në pjesët malore dukshëm do të rritet. Ngrohje graduale do të ketë nga e diela gjatë ditës, ku të reshurat do të jenë kryesisht të shiut.
“Nuk është kompetencë e tij“, Pacolli tregon për raportet e ...
Pacolli akuza të forta për Valon Llukën: Më ka vjedhur 5 mil...
“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndë...
Konjufca: Mërgata në Amerikë nyja që lidh Kosovën me SHBA-në
Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga D...
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...