Rasti “Haraçi” nesër do të futet në fazën përfundimtare, ku prokurorja Villma Ruskovska do të thotë fjalët përfundimtare.
Në këtë lëndë të akuzuar janë Bojan Jovanovski “Boki 13” dhe ish-prokurorja Katica Janeva, të cilët dyshohen për marrje ryshfet prej 1.5 milionë euro nga afaristi Orce Kamçev, i cili po ashtu është i akuzuar në rastin “Perandoria” të cilin e hapi PSP, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Prokurorisë, “Boki 13” ka ndikuar tek Katica Janeva, për t’ia lehtësuar ndjekjen penale dhe t’ia shfuqizojë paraburgimin afaristit Orce Kamçev, ndërsa për këtë Janeva ka marrë 50 mijë euro dhe pasuri të patundshme.
Të dy të akuzuarit e kanë mohuar veprën penale, ndërsa i akuzuar ka qenë edhe Zoran Milevski Kiçeec, i cili e ka pranuar fajin dhe u dënua me burg.
Pas fjalëve përfundimtare, pritet që trupi gjykues në këtë lëndë të merr edhe vendim.
“Më jep vetëm një mundësi”, Mateo i organizon surprizë roman...
Limi flet se “çfarë do ketë” me Albën pas Big Brother VIP Ko...
Martens e kritikoi Osmanin me gjuhë të ashpër, i reagojnë ng...
Flick i lumtur me fitoren, por ka disa kritika për futbollis...
Ndryshimi i vazhdueshëm i çmimit të arit, ja sa kushton një ...
Një i burgosur gjendet i vdekur në qelinë e tij në Burgun e ...