Në të gjitha Qendrat e Shëndetit Publik në Maqedoni nesër fillon vaksinimi kundër gripit sezonal. Për sivjet janë siguruar 41.000 doza të vaksinave, njoftoi në pres konferencën e sotme ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Për herë të parë këtë vit, siç theksoi ai, Ministria ka blerë 28.000 doza të vaksinave, të cilat janë pa pagesë për personat mbi 65 vjeç me një pension prej më pak se 14.480 denarë, domethënë me një pension mesatar dhe nën mesatar, si dhe për ata që nuk kanë pension.
“Kemi siguruar vaksinë katërvalente, e cila është më e reja, me cilësi të lartë dhe mbron kundër katër llojeve të gripit dhe është rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Agjencia Evropiane Shëndetësore. Vaksinat janë blerë nga kompania farmaceutike franceze “Sanofi Paster”. Sivjet ne ndihmojmë qytetarët që kanë më shumë nevojë për vaksinim. Vaksinimi nuk është i detyrueshëm, por është i rekomanduar për njerëzit mbi 65-vjeç, si për ata që kanë sëmundje kronike, si dhe punonjësit shëndetësorë dhe të tjerëve me rrezik shëndeti”, theksoi ministri Filipçe.
Sivjet, të gjithë pensionistët mbi moshën 65-vjeçare me pension mesatar dhe nën mestar, me çekun e pensionit të tyre duhet të vijnë tek mjeku familjar, i cili përmes “Termini im” do t’i caktojë vaksinimin në ndonjë prej Qendrave të Shëndetit Publik.
Pensionistët që nuk marrin pension do të mund të vaksinohen me vërtetim nga Fondi Pensional.
Të gjithë ata që dëshirojnë të vaksinohen, këtë do të mund ta bëjnë në Qendrën për Shëndet Publik, pa caktuar afate se kur do të vaksinohen. Bëhet fjalë për 130.000 doza të cilat i kanë blerë Qendrat e Shëndeti Publik, ndërsa çmimi i tyre është 650 denarë.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...