Ilaçi Ivermektin, i cili përdoret për të trajtuar pacientët e infektuar me coronavirus, do të arrijë nesër në Maqedoni. Agjencia e barnave MALMED dha dritë jeshile për sjelljen në vend.
Epidemiologët bëjnë thirrje që ilaçi Ivermektin, i cili prej vitesh përdoret në shërbimin tonë veterinar, të bëhet pjesë e terapisë për trajtimin e pacientëve me ndërlikime të coronavirusit, sepse studimet nga vendet perëndimore kanë treguar se ka dhënë rezultate të shkëlqyera.
Drejtori i agjencisë, Lirim Shabani, thotë se ky është një lajm i mirë sepse është një ilaç i lirë, kështu që nuk dihej nëse do të kishte interes për import.
Ivermektin është një ilaç që nuk prodhohet në vend dhe madje nuk ishte regjistruar këtu. Edhe Komisioni i Sëmundjeve Infektive ka miratuar këtë ilaç./Telegrafi/
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”