Dalja deri ora 17:00 në zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut është 38.78% ndërsa në zonat ku dominojnë shqiptarët është më e vogël se mesatarja, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zona e 6-të zgjedhore me shumicë të votuesve që janë shqiptarë është zona zgjedhore me më pak votues në këto zgjedhje, deri ora 17:00. 29.6% e votuesve e kanë shfrytëzuar të drejtën e tyre për të shprehur të drejtën demokratike ku vendoset për të ardhmen politike të Kuvendit të Maqedonisë.
Zona e 4-rt zgjedhore, ku shqiptarët janë më pak në numër është zona ku është shprehur më shumë e drejta e votës deri ora 17:00. 43.99% e qytetarëve të kësaj zone kanë votuar deri tani. Komuna me më pak votues në vend deri këtë orë është Komuna e Zhelinës.
Përndryshe, këto janë zgjedhjet e 10-ta me radhë në Maqedoninë e Veriut kurse shteti është i ndarë në 6-të zona zgjedhore.
Transplanti i parë i fytyrës/ Spanjë, realizohet për herë të...
Rikthehet ChatGPT – por pse kishte rënë për ca kohë?
Al-Nassr dërgon ofertë për Mario Mitajn
Prednizoni ul inflamacionin, por mund të përkeqësojë diabeti...
Klodi i hidhet në përqafim Elijonës, pasi ajo “shqetësohet” ...
Spanja dhe Greqia shqyrtojnë ndalimin e rrjeteve sociale për...