Ministria e Shëndetësisë njofton se nuk ka ndryshime në numrin e pacientëve të hospitalizuar nga dita e djeshme. Në Shkup, gjithsej po trajtohen 16 pacientë, të cilët janë në gjendje të mirë të përgjithshme.
“Nga ta, 6 pacientë janë të shtruar në Spitalin e Vjetër të Qytetit, 6 në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori” dhe 4 në Qendrën Klinike.
Në Klinikën e Toksikologjisë, gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar 4 pacientë nga jashtë vendit, të cilët, pas analizave toksikologjike, janë liruar për trajtim në kushte shtëpiake. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjatë ditës së djeshme, dy pacientë nga Selaniku kanë shënuar përmirësim dhe janë ekstubuar. Ata janë transferuar nga kujdesi intensiv në repartin e kirurgjisë plastike.
Gjendja e pacientëve të tjerë mbetet e pandryshuar krahasuar me ditën e djeshme. Deri tani, nuk ka njoftime për kthimin e pacientëve të tjerë nga jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë..
Ministria e Shëndetësisë, shtojnë nga atje, vazhdon të ndjekë me kujdes gjendjen e pacientëve të lënduar dhe mbetet në komunikim të vazhdueshëm me ekipet mjekësore brenda dhe jashtë vendit, duke qëndruar e përkushtuar në ofrimin e kujdesit më të mirë të mundshëm për të lënduarit nga aksidenti në Koçan.
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi