Nuk ka asnjë rast të regjistruar të etheve të Nilit Perëndimor në Maqedoni. Instituti për Shëndet Publik i Republikës së Maqedonisë disponon me të gjitha procedurat e nevojshme diagnostike, ekspertizë, reagente dhe gjithçka që është e nevojshme për diagnostifikimin dhe konfirmimin e kësaj sëmundje.
Këtë sot e deklaruan dr. Ilir Demiri, anëtar i Komisionit për sëmundje infektuese dhe dr. Gordana Kuzmanpvska, epidemiolog nga Instituti për Shëndet Publik, përcjell Telegrafi Maqedoni .
“Në Klinikën për sëmundje infektive nuk ka pacientë të hospitalizuar me ethe të Nilit Perëndimor. Edhe gjatë kontrollove në ambulantë nuk është regjistruar ndonjë i sëmurë. Infektimi më shpesh kalon pa paraqitjen e simptomave dhe vështirësive. Madje 80% e infeksioneve me këtë virozë tek njeriu janë pa simptoma, ndërsa përqindja e mbetur më shpesh manifestohet përmes formave të lehta, me simptoma të ngjashme të gripit, të cilat kalojnë për tre deri në gjashtë ditë”.
Shtoi se shumë rrallë kjo sëmundje din të japë formë më të rëndë e cila manifestohet me meningit, encefalit… dhe ata të sëmurë janë subjekt i investigimit dhe hospitalizimit në Klinikën për sëmundje infektive. Sipas tij, parandalimi do të ishte që të minimizohet mundësia nga pickimi nga mushkonjat.
Dr. Kuzmanovska tha se në fazën fillestare të sëmundjes, simptomat janë kokëdhembje, temperaturë e lartë, ethe, lodhje dhe se është e nevojshme të kalojnë disa ditë që të definohet virusi.
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...