Shtatë fëmijë me autizëm ndjekin mësimin në paralele të veçanta në shkollën fillore “Braqa Milladinovci” në Kumanovë.
Në Qendrën ditore për personat me nevoja të veçanta që funksionon nën Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, ka gjashtë fëmijë me autizëm. Në këto dy institucione fëmijët ndjekin mësimin dhe programe në pajtim me moshën dhe zhvillimin e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Udhëheqësi i Qendrës ditore Ivica Bllagojeviq, thotë se punojnë sipas programit dhe se këto fëmijë bashkëpunojnë me fëmijët tjerë me pengesa tjera në zhvillim.
Personat ekspertë theksojnë se ka nevojë të formohet qendër e veçantë ditore për fëmijët dhe personat me autizëm, ku do të zbatoheshin praktikat dhe metodat që përdoren në shtetet europerëndimore.
Në Kumanovë me asnjë aktivitetet nuk u shënua 2 prilli – Dita botërore e personave me autizëm, që në botë shënohet prej vitit 2007.
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve
Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Chelseat
Zhduken katër turistë italianë në Maldive, humb jetën edhe z...
Digjen 3 automjete në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qël...
Kurti në Mushtisht me pensionistët, premton reformë në siste...