Votimi për zgjedhjet presidenciale në të gjithë vendin është në rrjedhë e sipër dhe po zhvillohet pa probleme. Në 13 burgjet e Maqedonisë, të drejtë vote kanë 1.640, numri më i madh është në burgun e Shkupit.
Kryetari i Komisionit zgjedhor në burgun e Shkupit, Elvis Haidar, tha për AIM-në, se qendrat e votimit ishin të hapura në orën shtatë të mëngjesit dhe votimi po zhvillohet pa probleme.
Deri në orën 11:00, kanë votuar 67 të burgosur, ndërsa tre nuk kanë votuar sepse nuk ishin në listën e votuesve.
Zëdhënsja e KSHZ-së, Ljupla Guguçevska, në konferencën e sotme për shtyp tha se të gjithë vendvotimet janë hapur në kohë dhe se procesi po rrjedh pa pengesa.
KEK rrit prodhimin e energjisë me mbi 110 mijë MWh në dhjeto...
REL: Ushtria e Kosovës në provën finale
40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates