Në 24 orët e fundit në kovid-qendrat në Shkup nuk janë hospitalizuar pacientë të rinj, për shkak të coronavirusit.
Gjithsej 58 persona të dyshuar ose të konfirmuar se janë të sëmurë me COVID-19 mjekohen në departamentet infektive në kryeqytet.
Në 24 orët e fundit në Institutin për TBC, nuk janë pranuar pacientë të rinj.
Gjithashtu as në spitalin “8 Shtatori” nuk janë pranuar pacientë të rinj.
Në departamentet infektive në Shkup mjekohen 58 pacientë.
Numri i hospitalizimeve në ditët e kaluara po zvogëlohet dhe këtë mëngjes deri në orën 8 kishte 87 shtretër të lirë, dhe pritet që gjatë ditës pas ekzaminimeve të pacientëve të rikuperuar, të shtohen shtretër të lirë./Telegrafi/
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...