Stacionet matëse të ministrisë së Ambientit edhe sot shënuan nivel alarmant të ndotjes së ajrit në shumë komuna. Qendra, komuna e Karposhit ajo e Gazi Babës, Manastiri dhe Kumanova, janë Komunat me ajrin më të ndotur. Aktivistë dhe qytetarë kërkuan nga Institucionet që të ndërmarrin masa urgjente, vozitje çift dhe tek të makinave, transport publik falas dhe maska pa pagesë, shkruan Alsat.
Por, deri tani asnjë përgjigje nga Institucionet për këto kërkesa. Sektori civil ndërkohë është në pritje të një përgjigjeje nga ana e Qytetit të Shkupit nëse 17 kërkesat e tyre të dorëzuara ditë më parë do të pranohen. E derisa të gjendet një zgjidhje për zbutjen e problemit, qytetet e Maqedonisë vazhdojnë të kryesojnë në listën e vendeve më të ndotura të rajonit dhe Europës.
Nga ana tjetër, LSDM përmes një komunikate me shkrim ka thënë se me ardhjen e tyre në Qeveri, në ditët kur ndotja do jetë shumë e lartë transport publik do jetë falas dhe do të sjellin vendim që ato ditë të ndërpriten të gjitha aktivitete ndërtimore.
https://youtu.be/SCjPhCt-aRQ
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...