Ministria e Shëndetësisë njofton se, sipas informatave nga Akademia Ushtarake Mjekësore në Beograd, sot paradite ka ndërruar jetë nga plagët e marra Stojançe Stefanov nga Koçani, i lindur në vitin 2001.
Bëhet fjalë për një pacient i cili që nga dita e parë, sipas triazhimit fillestar të kryer nga ekipet mjekësore, është dërguar menjëherë për trajtim në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Beograd dhe ka qenë i intubuar dhe në gjendje kritike gjatë muajit të kaluar.
“Pacienti kishte djegie që përfshinin 27 për qind të trupit dhe lëndime serioze nga thithja e tymit. Në VMA është operuar më 4 prill dhe është vendosur në aparat ECMO, i cili oksigjenon gjakun përmes një makinerie për shkak të thithjes së tymit. Por, për shkak të seriozitetit të plagëve, gjatë shumicës së qëndrimit në spital ka qenë në gjendje të paqëndrueshme dhe me gjendje të rëndë të përgjithshme”.
“Ministria e Shëndetësisë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe për të gjithë të prekurit nga tragjedia në Koçani”, thonë nga MSH./Telegrafi/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim