Ndalesë për automjete të rënda mëngjesin e sotëm ka në drejtimet rrugore Mavrovë- Zhirovnicë dhe Tetovë- Kodër e Diellit ku është vendosur ndalesë edhe për autobusë, ndërsa për të tjerët është i domosdoshëm përdorim i pajisjes dimërore.
LAMM informon se qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, në vise më të larta me mbetje të borës pas intervenimit të ekipeve të kujdestarisë së NP “Rrugët e Maqedonisë”.
Intensiteti i qarkullimit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana jonë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Nga data 15.11.2021 në fuqi është obligimi ligjor për posedim të pajisjes dimërore të automjeteve pa dallim të kushteve momentale të motit. Kjo do të zgjasë deri më 15.03.2022.
“Liria ka Emër” merr mbështetjen e Ali Ahmetit për marshin e...
Zelenskyy thotë se SHBA ka vendosur një afat deri në qershor...
MAPL-ja sqarohet mbi logot me motive serbe, në komunat verio...
Prishtina dhe Drita marrin nga tri pikë, barazojnë Drenica e...
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, gjendet i...
Bordi i Paqes raportohet se do të mblidhet më 19 shkurt – ta...