Janë bërë katër vite prej arritjes së marrëveshjes për shfrytëzimin e abetares unike për nxënësit shqiptarë në Shqipëri, Kosovë dhe në Luginë të Preshevës, por ajo ende nuk po zbatohet në Maqedoni.
Sipas ministrit të arsimit në Maqedoni, Abdylaqim Ademi, ka thënë se kjo ngecje është bërë për shkak se nuk është arritur të përgatitet ligji për tekstet e shkollore që do të lejonte futjen e abetares unike në sistemin arsimor të Maqedonisë.
Ademik ka thënë se miratimi i këtij ligji kërkon kohë më ta gjatë, pasi duhet të kalojë nëpër disa procedura.
“Procedurat janë të gjata. Duhet të kalojë në Qeveri, pastaj edhe në Parlament. Shpresojmë deri në fund të këtij viti do të mund të miratohet ligji”, ka thënë Ademi për TV21.
Ministri Ademi beson se nuk do të ketë pengesa për përdorimin e abetares unike, pasi bëhet fjalë për mësimin e shkronjave të alfabetit të gjuhës shqipe.
“Nuk duhet të hasë në problem të tillë, sepse bëhet fjalë për tekst të unifikuar, tekst të abetares, që nuk ka përmbajtje të huaja problematike, sepse këtu bëhet fjalë për mësimin e shkronjave të alfabetit të gjuhës shqipe. Të gjithë shqiptarët e kanë një alfabet, një specifikë, e kështu me radhë, dhe nuk pres të ketë ndonjë problem dhe ndonjë rezistencë politike”, ka theksduar ai.
Mësimdhënësit shprehin dëshirën të punojnë me abetare unike.
“Abetarja me të cilën punojnë arsimtarët në Maqedoni është me standarde të larta. Megjithatë, dëshira është më e madhe të punohet me abetaren e unifikuar”, thotë një prej arsimtarëve.
Trump: Po shohim shenja përparimi për fundin e luftës Rusi-U...
Kryetari i Fushë Kosovës dorëzon 60 dosje për hetim në Krime...
Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...