Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri ka theksuar se është sulmuar nga sigurimi i ish-shefit të shërbimit sekret DSK, Sasho Mijallkov.
Zekiri ka thënë se ngjarja ka ndodhur në kafeterinë “Dion”, ku Zekiri kishte ardhur aty me miqtë e tij, pasi që kishte rezervuar një tavolinë.
“Unë me miq kisha rezervuar një tavolinë në Dion dhe pasi që mbërritëm erdhi një person më tha se duhet ta lëshojmë lokalin menjëherë, sepse jemi të padëshiruar dhe ka një aheng privat. Unë tentova t’ia sqarojë se kemi bërë rezervimin e tavolinës, por ai e rrëzoi atë”, shpjegon Zekiri.
“Më pas filluan që duke me shtyrë të më nxjerrin nga lokali dhe pash që në lokal është edhe Mijallkov. Një person nxori legjitimacionin e policisë, ndërsa tjetri më goditi nga prapa”, theksoi për Libertas, Zekiri, duke thënë se rastin e ka paraqitur në polici.
Ai ka theksuar se incidenti është nxitur nga sigurimi i Mijallkovit.
Më pas nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Zekiri ka thënë se është shëndosh dhe mirë, dhe se është i vendosur në betejën e tij kundër të keqes.
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...