Ashti siç rritet numri i të infektuarve me COVID-19, po ashtu rritet edhe numri i shqiptimit të gjobave për mosmbajtjes së maskës.
Sipas muajve, më së shumti gjoba ka pasur gjatë muajit tetor, ndërsa më pak gjatë muajit korrik. Gjatë tetorit janë shqiptuar gjithsej 23.967 gjoba për mosmbajtje të maskës, numër që gjatë verës është arritur për dy muaj.
Dënimet më shpesh shqiptohen në parqe, vende ku ka frekuentim dhe në automjete nëse udhëtarët nuk janë nga e njëjta familje.
Zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski thotë se masa vlen për çdo qytetar pavarësisht funksionit që zbaton ai.
“Nëse qytetarët vërejnë polic që nuk mban maskë, ne kemi departament për kontroll të brendshëm që do të sanksionojë për shkak se rekomandimi për maskë vlen për të gjithë, pavarësisht nëse bëhet fjalë për polic, biznesmen apo politikan. Ne nuk dënojmë qytetari për t’ia marrë paratë ashtu siç shkruajnë disa persona, por të ngritet vetëdija në mënyrë që bashkërisht të kontribuojmë në luftën me COVID-19”, tha zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski.
Angellovski thotë se qytetarët dënimet i paguajnë në afat prej 8 ditëve për shkak se në këtë mënyrë gjoba është 10 euro.
Deri tani janë shqiptuar 90.000 dënime dhe këto gjoba kapin vlerën prej 1.8 milionë euro./Telegrafi/
Sonte luhet finalja e Kupës së Kosovës në basketboll
Osmani, me ftesë të Presidentit Trump, merr pjesë në Takimin...
Kurti mirëpriti Kryetarin e Komunës së Ulqinit, Genc Nimanbe...
Haxhiu: Pa 30 nënshkrimet e kandidatëve për president nuk mu...
Krasniqi: M’u mohua e drejta për liri si një njeri në fazën ...
Haxhiu priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Ame...