Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se Maqedonia është lidere në rajon sa i përket qytetarëve që janë vaksinuar të paktën një dozë të vaksinës.
Sipas të dhënave të fundit, nga 5 korriku deri më 24 gusht, numri me të paktën një dozë të vaksinës është rritur për më shumë se 14 për qind, që është përparimi më i madh në krahasim me vendet e rajonit.
Në të njëjtën periudhe, pas Maqedonisë së Veriut vjen Kosova me 10.64, Shqipëria dhe Greqia 8.61% dhe Mali i Zi 8.04%. Rritje ka edhe në Bosnjë me 7.95, ndërsa në Slloveni është 6.9.
Përparim më të vogël ka Serbia, përkatësisht 2.49%, dhe Bullgaria me vetëm 1.66%.
Ndryshe, rritja e numrit të të infektuarve do të thotë mbrojtje më e madhe kolektive, ulje të mundësisë që virusi të shpërndahet dhe të pësojë mutacion. Vaksinat janë të sigurta, thonë nga MSH, dhe paraqesin parandalim nga forma e rëndë e sëmundjes, hopsitalizim dhe vdekje.
Kamberi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Ko...
Kërcënimet e Vuçiqit, ministri Nufi: Ndihemi të sigurt, Shqi...
Aksident me fatalitet në Prizren, vdes një 29 vjeçar
Lirohet Gjesti
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private