Ministria bullgare e Punëve të Jashtme për “BGNES”, tha se shteti bullgari nuk mund të mbështesë mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian.
Sipas tyre, projekti aktual i kornizës negociuese për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në BE nuk i përmbush propozimet e palës bullgare dhe për këtë shkak Bullgaria nuk do të mbështesë konferencën e parë ndërqeveritare.
Nga MPJ-ja bullgare njoftojnë se ministri Svetlan Stoev sot ka pranuar ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në takim dhe i ka njoftuar për çështjet e hapura me Maqedoninë e Veriut.
“Nuk ka asnjë përparim në zbatimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë”, ka theksuar Stoev në takim duke shtuar se pala bullgare pret hapa konkret nga pala e Maqedonisë ndërsa këto hapa kanë të bëjnë me heqjen e pretendimeve territoriale, ndalimit të gjuhës së urrejtjes kundër Bullgarisë, ndryshimin e librave në Maqedoni dhe garantimi i të drejtave të bullgarëve në Maqedoni./telegrafi
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...
A mundet Evropa ta bindë Kinën të ndihmojë në përfundimin e ...
Të gjitha partitë dorëzojnë listat në KQZ: 1 mijë e 181 kand...
Ardhja e zarfit të kuq ka shqetësuar dukshëm banorët e shtëp...
UEFA realizon dokumentar për suksesin historik të Dritës në ...