Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell me vranësira mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa përgjatë Vardarit erë mesatare me drejtim veriperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 2 deri në tre gradë, ndërsa e ditës prej pesë deri në 11 gradë Celsius. Në Shkup do të jetë mot me temperaturë nga zero deri në tetë gradë Celsius. Deri në fund të javës do të mbizotërojë mot me diell me vranësira të vogla dhe erë të lehtë deri në mesatare kryesisht me drejtim perëndimor.
Temperaturat e mëngjesit do të jenë negative, më të ulëta do të jenë të martën, nga 6 deri në dy gradë. Nën ndikimin e masës të ngrohtë ajrore temperaturat do të ngrihen, gjithashtu edhe ato ditore të cilat të premten do të lëvizin prej 12 deri në 18 gradë Celsius.
DnV: Rinumërimi i plotë i pashmangshëm, hetimet të përfshijn...
Jo veç në Prizren, Prokuroria aktivizohet në të gjitha komun...
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...