Të gjithë deputetët nga grupi ynë parlamentar respektojnë protokollet e punës të përshkruara nga Komisioni për Shëndetësi, tha për AIM-në koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski.
“Grupimet e vetme janë në seancat e trupave punues dhe seancat plenare, por edhe atje masat respektohen vazhdimisht në drejtim të matjes së temperaturës, mbajtjes së maskave, mbajtjes së distancës, dezinfektimit të sallave çdo dy orë”, tha Mitreski.
Ndërsa nëse një deputet duhet të shkojë në izolim, siç theksoi ai, institucionet kompetente vendosin sipas anketave të kryer me personin pozitiv për virusin.
“E njëjta gjë që vlen për të gjithë qytetarët, vlen edhe për deputetët”, shtoi Mitreski./Telegrafi/
Kurti në Shkup: VLEN-i po dëshmon se bashkimi politik ia vle...
Dy vëllezër humbin jetën brenda pak orësh në Pejë – njëri ng...
Mungojnë Valverde dhe Carvajal,mësohet kush do të jetë kapit...
Nis evakuimi i anijes turistike me hantavirus, 40 pasagjerë ...
Abelard Tahiri sërish nuk kandidon për deputet
Sulmohet fizikisht ish-kreu i PD-së në Lezhë, i thyen këmbët...