Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit i ka lëshuar urdhër SPB-së Shkup që t’i ofrojë listat me pasagjerët që kanë qenë në autobusin e BESA TRANS që janë nisur nga Republika e Maqedonisë së Veriut më 18.11.2021, dhe listat e udhëtarëve që kanë hyrë në vend më 22.11.2021.
Sigurimi i listave nga pikat kufitare bëhet me qëllim që të bëhet krahasimi i udhëtarëve, pasi sipas deklaratës së prokurorit Sarafov, nga autobusi i djegur mungon një pasagjer.
Të njëjtën procedurë e kryen edhe Prokuroria Bullgare, e cila krahason listat e vendkalimeve kufitare për hyrje të udhëtarëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut në Republikën e Bullgarisë më 18.11.2021 dhe listat e hyrjeve nga Republika e Turqisë me Republika e Bullgarisë më 22.11.2021 dhe dalje nga Republika e Bullgarisë për në vendin tonë ditën e nesërme. /ALSAT M
Ndalohet “hajni” që vodhi 1 milion euro ari në Prishtinë, i ...
Trump: Nëse s’hapet Hormuzi, do t’i shkatërrojmë centralet i...
Kallëzim penal ndaj Onima, Gjesti: S’du as ma shumë as ma pa...
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...