Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Turqisë shpreh ngushëllimet e saj për familjet e të vdekurve dhe uron shërim të shpejtë të lënduarve nga zjarri në spitalin në Tetovë.
“Mësuam me keqardhje të thellë për zjarrin që shpërtheu në qendrën Covid-19 brenda Spitalit Shtetëror në Tetovë – Maqedonia e Veriut, ku sipas informacioneve fillestare 10 persona humbën jetën, dhe ka disa të plagosur. Ne shprehim ngushëllimet tona për familjet e të vdekurve dhe Qeverinë e Maqedonisë Veriore, dhe dëshirojmë shërim të shpejtë të plagosurve”, thuhet në deklaratën nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë.
Gjithsej 14 persona vdiqën nga zjarri i djeshëm në qendrën Kovid në Tetovë.
Në qendrën covid gjatë zjarrit, siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë, ishin gjithsej 26 pacientë, 12 të tjerët po trajtohen në spitalin e Tetovës dhe janë jashtë rrezikut./telegrafi/
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...