Ministri i Jashtëm Bujar Osmani tha se nuk ekziston asnjë Aneks me 12 pika, i cili u theksua nga zv. kryeministri Bullgar Krasimir Karaçanov.
“Nuk ka asnjë shtojcë prej 12 pikash për të cilën flet Karakaçanov”, tha Osmani.
Zv. kryeministri dhe Ministri i Mbrojtjes Bullgar Krasimir Karakaçanov tha se Bullgaria ishte “në favor” të zgjerimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor dhe se “gjuha e urrejtjes kundër gjithçkaje bullgare” i shqetëson ata.
Ai tha se ka një shtojcë të marrëveshjes me 12 pika.
“Maqedonia e Veriut ka një shans për të marrë datë për negociata në janar ose shkurt, nëse ata nënshkruajnë aneksin me 12 pika që kemi paraqitur. Ekziston një imazh negativ i Bullgarisë në vetëdijen maqedonase, me kualifikime sulmuese”, tha ministri bullgar./TV21/
Federata e Tenisit e Kosovës reagon pas gjestit të shëmtuar ...
Vuçiq takon ambasadorin rus, flasin për ngjarjet e fundit në...
Haxhiu pret në takim zyrtarin e BE-së, flasin për zhvillimet...
Protestuesit e maskuar serbë në Leposaviq thyejnë kamerën e ...
Borrell flet për situatën në veri: Kosova të pezullojë opera...
BE: Për dhunën në veri përgjegjëse janë të dyja palët