Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Poposki ka deklaruar se qëllimi i tij dhe i Qeverisë është krijimi i një Maqedonie të bashkuar.
“Maqedonia e bashkuar, e përbashkët, e qëndrueshme dhe përparuese është qëllimi ynë” është shprehur ministri i Punëve të Jashtme e Maqedonisë, Nikolla Poposki në një takim joformal të vendeve anëtare në procesin e bashkëpunimit të shteteve të Evropës juglindore i cili u mbajt sot në Zagreb, njofton Portalb.mk.
“Të gjithë qytetarët e duan Maqedoninë më shume se çdo politikan jashtë saj, me qëllime përfituese. Nuk do të lejojmë për fushatë politike të shkaktojnë përçarje në Maqedoni. Urtësia e popullit tonë është më e madhe se sa nevojat e tyre. Nuk do të na tërheqin në lojën e tyre. Duhet të përqendrohemi në atë se çfarë na bashkon në Maqedoni dhe të mbrojmë interesin tonë. Agjenda jonë është tejmase e çmuar që t’ua lëmë atë të tjerëve. Maqedonia e bashkuar, e përbashkët, e qëndrueshme dhe përparuese është qëllimi ynë”, është shprehu Nikolla Poposki.
Gjatë këtij takimi ministror është realizuar edhe deklarata e përbashkët e shteteve pjesmarrëse të procesit të bashkëpunimit.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...