Mijëra refugjatë vazhdojnë të mbeten të bllokuar në kufirin greko-maqedonas. Ato janë strehuar në një pikë karburanti në veri të Greqisë, në qytetin e Polikastros afër Maqedonisë.
Forcat speciale të policisë greke vazhdimisht patrullojnë në terren dhe nuk i lejojnë refugjatët të kalojnë. Ndërkohë që refugjatëve të cilëve po ju mbaron ushqimi dhe paratë mendojnë që të nisen të këmbë drejt Maqedonisë.
“Ka dy ditë që kemi ardhur këtu, po rrimë në autobus dhe po mendojmë të nisemi në këmbë të shikojmë nëse mundemi ta kalojmë kufirin në këmbë”, tha një refugjat nga Siria.
80 autobusë presin që policia greke t’i lejojë të kalojnë në Maqedoni dhe më pas të munden të vazhdojnë rrugëtimin e tyre drejt perëndimit.
“Ne kemi ardhur këtu sepse jemi refugjatë dhe nuk kemi asgjë. Presim që organizatat humanitare të na furnizojnë me ushqim dhe ujë’
“Ne dëshirojmë të largohemi prej këtu”
Maqedonia lejon të kaloj vetëm një numër të vogël refugjatësh të cilët me autobusë dhe tren nisen në drejtim të Serbisë. Shti mi i kontrollit të kufirit mes Maqedonisë dhe Greqisë u diskutua edhe në Holandë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve të BE-së.
Shpërthimi në barin e njohur në Zvicër: Mbi 100 persona të p...
U ndërpre dje në orën 12:00, pasdite vazhdon numërimi i vota...
Qiproja merr presidencën e radhës të BE-së
35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emerg...
Viti i ri në Kosovë nis me mot të ftohtë, pa borë
Hera e parë në histori të Mew Yorkut – kryetari i ri d...