Mijëra emigrantë kalojnë në Greqi

17:05 | 16 Tetor 2018
M. A.

Fluksi i emigrantëve po vazhdon të jetë aktual në disa shtete të Evropës.

Autoritetet greke njoftuan se sot, rreth 200 emigrantë kaluan territorin e Greqisë nga kufiri veri-lindor me Turqinë.

Siç shkruan AP, ky është një numër jashtëzakonisht i madh për vetëm një mëngjes, përcjellë lajmi.net.

Sipas policisë së vendit, emigrantë kaluan përmes lumit Marica por që nuk dihet se sa prej tyre janë fëmijë. Ata do të dërgohen në stacionet e policisë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale