Me një seancë solemne, Qeveria e Maqedonisë së Veriut shënoi sot 117 vjetorin e mbajtjes së Kongresit të Alfabetit të gjuhës shqipe. Kryeministri Hristian Mickovski e cilësoi këtë ditë si një simbol të fortë historik dhe kulturor.
“Në Kongresin e vitit 1908, intelektualët shqiptarë bënë një hap të madh drejt krijimit të një alfabeti të unifikuar, themel i kohezionit gjuhësor dhe kulturor të shqiptarëve. Ishte një akt me rëndësi të thellë evropiane, një akt modernizimi të arsimit dhe hapjeje. Në një periudhë kur Ballkani po përballej me sfida të mëdha, Kongresi i Manastirit tregoi se fuqia e një shoqërie buron nga njohuria, gjuha dhe besimi në të ardhmen”, ka thënë kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristian Mickovski.
Zëvendëskryeministri Arben Fetai në fjalën e tij tha se ,Kongresi i Manastirit mbetet një nga ngjarjet më të rrëndësishme për zhvillimin arsimor dhe kulturor të vendit.
“Kjo ditë shënon një moment të rrëndësishëm në zhvillimin arsimor dhe kulturor të vendit tonë.
Ajo na kujton se gjuha e standartizuar nuk është vetëm mjek komunikimi,por një hap i domosdoshëm drejt modernizimit të shoqërisë dhe ndërtimit të institucioneve funksionale”, ka thënë Arben Fetai, zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Urimet e tyre për Ditën e Kongresit të Alfabetit shqip, kanë përcjell edhe udhëheqësit tjerë shtetëror dhe politik në Maqedoninë e Veriut.
Kongresi për unifikimin e Alfabetit shqip u zhvillua prej 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908. Me vota unanime Kongresi vendosi të lihet mënjanë alfabeti i Stambollit dhe që gjuha shqipe të shkruhet vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja, të cilin e përdorim edhe sot.
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...
Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo n...
E dhimbshme: Ky është 44-vjeçari që vdiq pasi ra nga objekti...
Afganistani goditet nga tërmeti, tetë të vdekur