Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski opozitare ka shprehur shqetësim se kryeministri në largim, Zoran Zaev mundet që në ditët e fundit të mandatit të tij të nënshkruaj një marrëveshje të re me Bullgarinë, me të cilën siç u shpreh Mickoski, pjesërisht ose plotësisht do ta pranoj Rezolutën e votuar në parlamentin bullgar në vitin 2019.
“Kjo paraqet asimilim të plotë të popullit maqedonas dhe sulm direkt ndaj identitetit të popullit maqedonas.
Meqenëse është në ikje jam i shqetësuar se mund të bëjë këtë hap, ndërsa pasojat do t’i paguajmë të gjithë ne”, tha Mickoski.
Mickoski gjithashtu u shpreh i zhgënjyer me lëvizjen e kundërshtarit tonë politik, për caktimin e kongresit të partisë së LSDM-së për një ditë me atë të OBRM-PDUM-së.
“Jam i zhgënjyer me lëvizjen e kundërshtarit tonë politik, sepse është politikisht e pakulturuar të caktoni Kongresin tuaj në të njëjtën ditë kur e ka caktuar partia opozitare. Ne e kishim planifikuar datën muaj më parë”, tha Mickoski./telegrafi
“Ne nuk e nisim lojën me portierin” – Sime...
Macron, bisedë telefonike me Trump dhe Pezeshkian: Pranimi i...
Mësohet arsyeja e zëvendësimit të hershëm të Pedrit
27 vite nga rënia e 28 dëshmorëve e 32 martirëve të luftës t...
Sot Dita e Kushtetutës së Kosovës
27 vjet nga Beteja e Koshares