Lideri i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski iu është përgjigjur akuzave të zv. kryeministrit Bujar Osmani në lidhje me mbështetjen e proceseve integruese të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Mickoski tha se opozita në mënyrë të vendosur ecën drejt rrugës së integrimit euroatlantik të Republikës së Maqedonisë, por nëse dikush pret q opozita të qëndrojë krah për krah me ata që e kanë nënshkruar këtë kapitullim, të paktën është shumë optimiste të presësh një gjë të tillë nga opozita .Opozita mbështet rrugën e euroatlantike të Republikës së Maqedonisë nga formimi i saj si subjekt politik OBRM-PDUKM-së.
”Por ndërsa opozita është e vetëdijshme se në kohën kur i gjithë opinioni i Maqedonisë dhe bashkësia ndërkombëtare e sheh se si kryeministri kërkon ryshfet prej më shumë 100 mijë euro, kur ai sheh se Maqedonia është e rrënjosur fort në fund sipas të gjitha parametrave ekonomike në Evropë, kur e sheh se nuk ka reforma për ndonjë arsye dhe në asnjë fushë në Republikën e Maqedonisë për më shumë se 13 muaj, atëherë është e qartë se opozita pavarësisht kësaj pjese të kapitullimit, të ardhme euroatlantike për Republikën e Maqedonisë nuk ka. Së paku çka mund të bëjnë të gjithë ministrat që merren me proceset euro-atlantike në Republikën e Maqedonisë, për shkak të kësaj katastrofe çka e kanë bërë në planin diplomatik të japin dorëheqje morale”, tha Mickoski.
Zyrtare: Tuchel rinovon kontratën me kombëtaren e Anglisë
Qeveria “Kurti 3” miraton marrëveshjen 90 milionë euro me Ba...
Shkëlzen Jetishi, Sabri Fejzullahu, Arif Vladi dhe shumë ar...
Zvicra do të hedhë në votim propozimin për të kufizuar popul...
Dixon: Gjykata duhet të ketë kujdes nga dëshmitë që ua dha S...
Qeveria procedon në Kuvend projektligjin për buxhetin e viti...