Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, dje në një emision në Alsat, ka folur për zgjedhjet presidenciale, Prokurorinë Speciale, si dhe çështjet tjera politike.
Mickoski tha se nëse Gordana Siljanovska nuk shkon në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, ai do të dalë në votime në rrethin e dytë, por nuk tregoi se cilin nga kandidatët do ta mbështet partia e tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nëse kandidati jonë nuk e kalon raundin e parë, atëherë me të vërtetë do të kem detyrë të rëndë para vetes dhe do të duhet të mendoj shumë, rrënjësisht. Por, gjithsesi do të votoj, nëse kjo është pyetja juaj, të jem më i drejtpërdrejt, absolutisht, gjithsesi do të dal të votoj”, tha Mickoski.
I pyetur për ndryshimin e emrit të shtetit, Mickoski tha se asnjëherë nuk do ta përdorë emrin e ri kushtetues.
“Asnjëherë nga unë nuk keni për të dëgjuar emrin e vendit tonë me prapashtesë. Ne nuk u betuam e më pas të ndërrojmë mendje, ne ishim të zëshëm dhe të qartë dhe thamë, të nderuar qytetar të Republikës së Maqedonisë, ne do të bisedojmë, po, marrëveshja është e domosdoshme me fqinjin tonë jugor, por vijat tona të kuqe janë këto dhe këto”, tha mes tjerash Mickoski.
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...