Kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel, ka realizuar takime në Kuvendin e Partisë Popullore Evropiane (PPE).
Pas takimeve me David McAllister, Ivo Vajgl dhe Manfred Veber, Mickoski tha se sundimi i së drejtës dhe shteti juridik në Maqedoni janë të rrezikuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Gjatë takimeve është biseduar edhe për situatën politike në vend dhe gjendjen ekonomike të shtetit. Mickoski ka përmendur gjitha politikat e pasuksesshme që Qeveria e LSDM-së dhe Zoran Zaevit i realizojnë në Maqedoni”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Ata shtojnë se Mickoski në takime ka thënë se ka dyshime që Zoran Zaev dëshiron t’i falsifikojë zgjedhjet presidenciale.
“Kam kërkuar që organizimi i zgjedhjeve fer dhe demokratike të jetë kusht për fillimin e negociatave me BE-në. Gjithashtu nuk e kam lëshuar mundësinë që të loboj, nëse plotësohen gjithë këto kritere të mundësohet përparimi i integrimeve evropiane të vendit”, tha Mickoski
Karburantet nën kontroll shtetëror: Rama paralajmëron ulje a...
Vritet me armë zjarri një 30-vjeçar shqiptar në Itali, arres...
Sulmohet sërish objekti bërthamor i Natanzit në Iran
Kosova në pritje të Kushtetueses: Kuvend apo zgjedhje të rej...
Rudolph: I kemi thënë Qeverisë se do ta çmonim shumë nëse do...
Tahiri: Bizneset në prag kolapsi, po mbytet sektori që i gje...