Udhëheqësi i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski theksoi se çdo të mërkurë do të protestohet deri sa të largohet kryeministri Zoran Zaev nga pushteti.
Opozita maqedonase, VMRO-DPMNE, është duke mbajtur protestë para qeverisë së Maqedonisë dhe kreu i kësaj partie theksoi se do të protestojnë çdo të mërkure para Qeverisë.
“Një vjet e gjysmë po e shkatërronte Maqedoninë, pas gjithë këtyre poshtërimeve dhe pazareve me interesat kombëtare. Ne do të qëndrojmë me të gjithë qytetarët pa dallim kombi dhe besimi. Do t’ju tregojmë vendin tuaj në histori. Në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare do t’ju mposhtim, dhe do t’ju tregojmë se vendi i juaj është në luginë. Nuk do të largohemi nga këtu derisa ta shohim ikjen tuaj. Do të ngrohin rrezet e lirisë”, tha Mickoski./Alsat
Policia shpall në kërkim dilerin e drogës
Gruda: Presim që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, z...
Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji
Vendasit po avancojnë pas pjesëve së para në ndeshjet e Ligë...
Majorja kosovare, Vjollca Hoti nderohet nga FBI
Nesër mblidhet Qeveria