Autoritetet në Malin e Zi kanë nisur hetimet në lidhje me incidentin e para disa ditëve, ku u përfshi makina e kryeministrit Dritan Abazoviq.
Në 31 korrik, mjeti me të cilin udhëtonte kreu i qeverisë malazeze i shpëtoi një aksidenti të mundshëm që mund të vinte nga mosfunksionimi i frenave.
Kryeministri Dritan Abazovic ishte nisur për një vizitë zyrtare në Tivat kur drejtuesi i makinës vuri re që sistemi i frenimit nuk funksiononte dhe me vështirësi arriti ta ngadalësonte mjetin derisa e nxori nga rruga.
Ngjarja e ka vënë në lëvizje autoritetet për të hetuar nëse bëhet fjalë për një defekt për shkak të amortizimit të makinës apo sabotim.
Aludimet nuk munguan në rrjet, ndërkohë që kryeministri ua la fjalën autoriteteve për të zbardhur të vërtetën./A2/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen