Makfax bën të ditur se Menduh Thaçi, lider i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), si edhe Sasho Mijallkov, ish-drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK) më 24 prill do të dalin para gjyqit, si të akuzuar në lëndën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) “Titanik 2”.
Të akuzuar janë edhe ish-anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Sasho Sërcev, Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska dhe Vllatko Sajkovski.
Të gjithë të akuzuarit, përveç Mijallkovit do të përgjigjen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe kompetencave, kurse Mijallkovi do të përgjigjet për “pranim shpërblimi për ndikim të jashtëligjshëm”.
Nga bisedat e përgjuara mund të kuptohet se si Mijallkov dhe Thaçi pajtohen për votimin e parashtresave në KSHZ. Dy materiale të përgjuara do të jenë dëshmi dhe janë pranuar nga Gjykata e Apelit./Telegrafi
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...