Kryetari i komunës së Gjorgje Petrovit, Aleksandar Naumovski dhe drejtori ekzekutiv i Shoqërisë për strehim human “Habitat Maqedoni”, Zoran Kostov sot nënshkruan Memorandum bashkëpunimi.
Me Memorandumin rregullohet aktivitetet projektuese për vendosjen e regjistrit të ndërtesave, banesave dhe regjistrit të ndërtesave për sektorin e strehimoreve në Maqedoni, citon Telegrafi Maqedoni.
“Pas mbarimit të regjistrimit, ku do të marrim të dhëna për gjendjen e ndërtesave në territorin e Gjorçe Petrovit. Në plan është kalimi në fazën e dytë në të cilën do shikohen kushtet, kriteret, mënyra dhe proceduar për subvencionimin nga ana e komunale të fasadës dhe kulmet e ndërtesave ,me çka do të sjell deri tek efikasiteti energjetik, ndërsa me këtë zvogëlohen edhe harxhimet e fakturave, ku do të sjellë dhe mbrojtje të ajrit, theksojnë nga komuna Gjorçe Petrov.
Kjo është faza përgatitore me çka do të sjell parakushte për fillimin e ndihmës të investimeve të sektorit për strehim, e cila do të jetë publike dhe transparente me kushtet dhe kriteret e përcaktuara qartë ku do munden të aplikojnë përfaqësuesit dhe drejtuesit e komuniteteve të regjistruara. /Telegrafi/
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...