Portali Telegraf i Serbisë ka publikuar sot një shkrim në të cilin shtjellohen teori të ndryshme konspirative lidhur me të burgosurit serbë në burgjet e Hagës. Aty shkruhet për numrin e të burgosurve serb që kanë vdekur në burgun e Tribunalit të Hagës dhe ngritet pikëpyetja nëse këta të burgosur kanë vdekur në mënyrë natyrale apo jo, transmeton arbresh.info.
Në këtë raport përmenden të akuzuarit serb për krime në luftërat e Ish-Jugosllavisë si kasapi i Balkanit, Sllobodan Milllosheviç, Gjenerali i ushtrisë së Republikës së Serbisë, Zdravko Tolimir i cili u dënua me burgim të përjetshëm për krime lufte në Srebrenicë, pastaj , gjeneral major Mile Mrksiç, ish-zyrtar i Republikës së Krajinës Serbe, Milan Babiç dhe disa kriminelë të tjerë serb të cilët vdiqën gjatë vuajtjes së denimit në burg.
Ky shkrim erdhi si rrjedhojë e publikimit të lajmit për vdekjen e Ish-gjeneralit të Ushtrisë së serbëve të Bosnjës njëherit i dënuar në Gjykatën e Hagës Zdravko Tolimir./arbresh.info
Abdixhiku: Zotohem se do t’ju prij e shërbej me dinjitet
Digjet një shtëpi në Matiqan, zjarrfikësit në vendngjarje
Haxhiu fton qytetarët të mbështesin kandidatët gra të VV-së ...
Kurti: Lidhjet e Prizrenit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Ve...
Prokuroria e Sarandës dërgon për gjykim pesë persona për ndë...
Sulmi rus mbi Kievin vret një person, lë qindra mijëra pa rr...