Kërkesa e mediave lokale dhe regjionale për ulur me 50% pagesën e taksës së licencimit për transmetim, për një kohë mbeti peng. E pas neglizhencës tashmë ata kanë vendosur që nga dita e sotme të protestojnë në mënyrë mediatike, duke ndërprerë transmetimin çdo orë nga 5 minuta.
Në një reagim të përbashkët thuhet se; “Duke qenë se ende nuk ka zgjidhje apo ndryshim të situatës, mediat lokale dhe rajonale nga dita e sotme nisin të ndërpresin programin çdo orë nga 5 minuta dhe të ndërpresin konferencat për shtyp të të gjitha institucioneve publike, ndërmarrjeve publike dhe kryetarëve të komunave”.
Ata thonë se Qeveria prej kohësh ka injoruar kërkesat e tyre për uljen prej 50% të pagesës së taksës së licencës nga transmetuesit në Trupin Rregullativ për Media për vitin 2022. Rregullatori tashmë ka siguruar 50% dhe pjesa tjetër pritet nga Qeveria.
Programi është parashikuar të ndërpritet çdo ditë për 30 minuta dhe pas 15 ditësh në rast se nuk bëhet aprovimi i kërkesës, mbyllja do të jetë një orë./telegrafi
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...