Në seancën e 74 të mbajtur dje, Qeveria e Maqedonisë ka sjellë vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për masat për parandalimin e COVID-19.
Qeveria e ka pranuar propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive me çka prindërit me fëmijë deri në moshën 10 vjeçare, në këtë periudhë të kthehen në punë, përcjell telegrafi maqedoni.
Nga Qeveria informojnë se me këtë vendim në vendet e tyre të punës do të duhet të kthehen edhe të punësuarit në institucionet që lidhen me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme (psh: KSHZ, Gjykatat Themelore, Administrative e tjerë).
Ndryshe, pas përhapjes së COVID-19, Qeveria me dekret vendosi t’i lirojë nga punë prindërit me fëmijë nën moshën 10-vjeçare.
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...