Deri më 31 korrik apo edhe dhjetë ditë zgjatë afati për parashtrim të kërkesës për subvencione nga Programi për bujqësi 2020. Nga Ministria e resorit shfaqin bindje se para ka, ndërsa pagesa e mbështetjes së projektuar do të bëhet në mënyrë joselektive.
Sipas MBPEU-së, në këtë periudhë parashtrohen kërkesa për pagesa të drejtpërdrejta për prodhimtari bimore; të fushës dhe kopshtit, vreshta dhe mbjellje të frutave. Deri në fund të muajit kërkesë për mbështetje financiare mund të parashtrojnë edhe të gjithë ata të cilët merren me blegtori. Mund të aplikohet edhe për mbështetje financiare për kafshë të therura në thertore.
Kërkesat për marrje të mbështetjes financiare parashtrohen me anë elektronike, në mënyrë të pavarur, nga ana e kërkuesve, me regjistrim në sistemin e ueb faqes së Agjencisë www.ipardpa.gov.mk. Ata bujq të cilët nuk dinë vetë të parashtrojnë kërkesë apo kanë nevojë për ndihmë gjatë krijimit të kërkesës elektronike, mund të drejtohen në njësitë rajonale. Me atë rast, duhet të mbajnë maska mbrojtëse dhe të përdorin mjet dezinfektues për shkak të Kovid-19.
Ministria bën thirrje, para se t’i nënshkruajnë kërkesat, bujqit të kontrollojnë nëse u janë regjistruar të gjitha masat dhe kulturat. MBPEU njëherit përkujton se ka hapur zyre plotësues të karakterit të përkohshëm në Rosoman, Bosilovë, Vasilevë, Novo Sellë, Obleshevë, Bogdanci, Nagoriçan i Vjetër, Mogillë dhe Novaci të cilat janë plotësisht të pajisura për punë dhe të furnizuara me mjete dezinfektimi, ndërkaq që të evitohen tollovitë e zakonshme, janë përgatitur lista sipas rendit alfabetik.
Aty ku ka nevojë, ka punë në dy orare, ndërsa të punësuarit do të funksionon në në ekipe me qëllim që të parandalohet paraqitja e KOVID-19. Për punën në ndërrime do të ketë periudhë pauze prej gjysmë orë mes dy ndërrimeve, në mënyrë që të evitohen kontaktet mes ndërrimeve dhe që hapësirat të dezinfektohen.
Deçani përkujton 28-vjetorin e `Epopesë së Dukagjinit`
37 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së ...
Moti sot kryesisht i vranët, temperaturat arrijnë 13 gradë
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...