Në Shkup do të mbahet konferencë me temë ”Veprim kundër krimit ekonomik” që ka të bëjë me forcimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit, larjes së parave dhe financimit të terrorizmit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Programi në fjalë ka një buxhet prej 1.350.000 euro dhe përqëndrohet fillimisht në forcimin e operacioneve kundër larjes së parave dhe pengimit të financimit të terrorizmit. Qëllimi i programit është të ndihmohet Maqedonia në zbatimin e udhëzimeve me rëndësi të Komisionit Evropian (KE), si edhe të Këshillit të Evropës për përcjelljen e trupave që luftojnë kundër korrupsionit, larjes së parave dhe financimit të terrorizmit.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...