Në më pak se një muaj, 8.160 persona kanë ngelur papunë në Maqedoni.
Nga 11 marsi deri më 30 prill, janë regjistruar 8.160 njerëz të rinj të papunë, njoftojnë nga Agjencia e Punësimit.
Nga këta, 4,.279 persona (52.4 përqind) janë pa punë për shkak të skadimit të kontratës, 1.987 persona (24.4 përqind) për shkak të ndërprerjes së marrëdhënieve të punës, 853 persona (10.5 përqind) janë për shkak të largimit nga puna, 597 persona (7.3 përqind) janë për shkak të largimit nga puna të të punësuarve.
Pastaj 199 persona janë për shkak të largimit nga puna për arsye biznesi (ndryshime teknologjike, ekonomike, organizative dhe të ngjashme), 68 persona janë për shkak të falimentimit – likuidim, 37 persona janë për shkak të ndërprerjes së veprimtarisë së punëdhënësit, dhe 140 personat e tjerë janë për shkak të arsyeve të tjera të përfundimit (procesverbal nga Inspektorati Shtetëror i Punës, aktgjykimi gjyqësor, etj), përcjell telegrafi maqedoni.
Sipas veprimtarisë kryesore të punëdhënësit, shumica e të papunëve janë nga industria e përpunimit (2.804), tregtia me shumicë dhe pakicë (1.705), si dhe lehtësirat akomoduese dhe aktivitetet e shërbimit të ushqimit (1.243).
Shumica e të papunëve janë midis moshës 30 dhe 49 vjeç.
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...
Vlorë: Automjeti përfshihet nga flakët në zonën e Ujit të Ft...