Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), ka shpallur Konkursin për regjistrimin e nxënësve në shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin shkollor 2023/2024.
Paraqitja dhe regjistrimi i nxënësve do të bëhet në një afat regjistrimi me dy paraqitje edhe atë paraqitja e parë në muajin qershor, më 20 dhe 21 qershor dhe paraqitja e dytë më 27 dhe 28 qershor, përmes faqes elektronike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, me paraqitjen përmes llogarive të tyre të përdoruesve në Skuls.mk. Numri një i dikasterit të arsimit, Jeton Shaqiri, përmes një komunikate inkurajon nxënësit të bëjnë përzgjedhjen e duhur.
“Inkurajoj të gjithë nxënësit që të bëjnë zgjedhjen e duhur të shkollës së mesme ku do të vazhdojnë procesin e tyre arsimor, duke iu bërë thirrje për t’iu referuar arsimit profesional si një mundësi për të fituar aftësi dhe njohuri që tregu i punës i njeh dhe i vlerëson, por edhe për të fituar bazë të mirë për avancimin e mëtejshëm të arsimit të lartë”, tha ai.
Në shkollat ku do të paraqiten numër më i madh i nxënësve se numri i planifikuar, të cilët plotësojnë kushtet e përcaktuara, do të organizohet testim kualifikues sipas materialit mësimor nga klasa e tetë dhe e nëntë në lëndët në vazhdim: për arsimin e mesëm Gjimnaz, gjuhë amtare dhe matematikë, për drejtimin shëndetësi, biologji dhe kimi.
Në vitin shkollor 2023/24 janë paraparë 29.798 vende të lira në 937 paralele, nga të cilat 279 paralele janë paraparë për arsimin e mesëm – Gjimnaz dhe 658 paralele në shkollat e mesme profesionale.
Sulmohet përsëri vetura e Policisë në veri
Dua Lipa kritikon ministrat britanikë për atë që thanë rreth...
Mediat gjermane me analizë, tregojnë kush përfiton nga trazi...
Pamje mahnitëse, Rama poston videon nga Kukësi
Ngec legalizimi i kanabisit në Europë, Gjermania e nervozuar...
UEFA pritet ta dënoj Mourinhon