Bashkimi Evropian ka paralajmëruar presidentin dhe qeverinë e re maqedonase që të mos shkelin Marrëveshjen e Prespës me Greqinë duke mos përdorur emrin kushtetues Maqedonia e Veriut.
Zëdhënësja Ana Pisonero i kujtoi Mickovskit se përveç marrëveshjes me Greqinë për emrin, duhet që të respektohet edhe zotimi i dhënë për miratimin e ndryshimeve kushtetuese të kërkuara nga Bullgaria.
“E uruam kryeministrin Mickovski për qeverinë e re. Ne do të punojmë ngushtë me ta për të përshpejtuar axhendën e reformave integruese sepse ky vend duhet të përfitojë nga momenti i favorshëm në procesin e integrimit. Para së gjithash, Maqedonia e Veriut duhet që t’i përmbahet angazhimit për miratimin e ndryshimeve kushtetuese sa më shpejt që të jetë e mundur për të ecur përpara me negociatat. Na vjen keq për deklaratat e fundit për mospërdorimin e emrit kushtetues Maqedonia e Veriut nga disa prej liderëve të këtij vendi. Është e qartë se ata duhet t’i përmbahen asaj që është rënë dakord në kuadër të Marrëveshjes së Prespës. Është e qartë se BE-ja kërkon që palët të respektojnë çdo pjesë të kësaj marrëveshjeje me mirëbesim.”
Komisioni Evropian shpreson që Maqedonia e Veriut të nisë sa më shpejt bisedimet e anëtarësimit me BE-në, duke iu referuar mosmarrëveshjeve dypalëshe me Bullgarinë dhe Greqinë, si dhe Shqipërinë dhe Greqinë. Brukseli përsëriti qëndrimin e tij se mosmarrëveshjet dypalëshe nuk duhet të vonojnë procesin e anëtarësimit në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Klan News
Liverpooli ka gati goditjen e parë për merkaton e janarit
Ky superjaht thuhet se është fundosur pak minuta pas daljes ...
Rreth 2.000 qytetarë të regjistruar si votues me postë ende ...
Ylli fiton në kryeqytet ndaj Borës
Mevlan Zeka i reagon publikisht FFK-së pasi ai nuk u shpall ...
Kurti: Nga 11 terminale doganore vetëm 1 ishte shtetërore, s...