Kryetari i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) Suma Chakrabarti i dërgoi një letër urimi dy kryeministrave Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës në kuvendet e të dyja vendeve, duke vlerësuar hyrjen në fuqi të kësaj Marrëveshje të rëndësishme së bashku me procedurat tjera të mbetura, si një investim i rëndësishëm në stabilitetin dhe perspektivat ekonomike të të dyja vendeve, në rajon dhe në Evropën Juglindore.
“Entuziazmohem me guximin tuaj, guximin politik, lidershipin dhe vendosmërinë dhe duartrokas në cilësitë tuaja të burrështetasve të vërtetë”, shkruan në letrën e tij Kryetari i Berzh-it Chakrabarti, njofton Telegrafi Maqedoni.
Më tej, në letrën dërguar dy kryeministrave theksohet se Marrëveshja e Prespës duhet të rrisë besimin e investitorëve dhe të hapë mundësi për projekte të reja ndërkufitare dhe integrim rajonal.
“Më lejoni të riafirmoj edhe njëherë përkushtimin e fortë të Berzh-it për të mbështetur ekonomitë e vendeve tuaja dhe të shpreh gatishmërinë tonë për të intensifikuar bashkëpunimin e vendosur në interes të vendeve fqinje dhe rajonit më të gjerë”, qëndron në letrën e dërguar nga Kryetari i Berzh-it Chakrabarti deri te kryeministrat e të dy vendeve, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras.
Brenda një javë katër vrasje në Kosovë
Vrasja e rëndë e dy personave në Majac, policia jep detaje
ShSKUK jep detaje për vdekjen e 73-vjeçares – gjendja e të d...
E rëndë/ Raportohet se ka ndërruar jetë në QKUK 73-vjeçarja...
“Kosova është shumë e motivuar, por ne jemi në fushën ...
Papa: Lufta në Lindjen e Mesme është skandal për njerëzimin