Ministri i Drejtësisë në Maqedoni, Bojan Mariçiq ka folur edhe një herë për ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikolla Gruevski, duke thënë se shteti nuk dorëzohet për ekstradimin e tij nga Hungaria.
“Maqedonia nuk e ka të ndaluar të kërkojë disa herë ekstradimin e Gruevskit. Rasti me pranimin nga Gjykata Kushtetuese të faljes nga Gjorge Ivanov është një situatë e re. Deri tani ne kemi kërkuar dy herë ekstradimin e tij nga Hungaria. Më 20 nëntor , 2018 dhe 13 qershor viti 2019. Nuk heqim dorë nga ekstradimi i tij” thotë Mariçiq.
Ministri gjithashtu thotë se në vend do të ndryshojnë gjërat në gjyqësor. /Telegrafi/
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”