Zgjedhjet lokale, të shtatat me radhë që nga pavarësia e vendit, rezultuan me epërsi të theksuar të opozitës maqedonase.
Nga 80 komuna dhe Qyteti i Shkupit, OBRM-PDUKM-ja fitoi gjithsej 42 komuna, LSDM-ja 16, BDI-ja 11, Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa 2, Besa 2, GROM 1, PLD-PRD 1, PDSH-ja 1 kurse dy komuna dhe Qyteti i Shkupit u fituan nga kandidatë të pavarur.
Krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2017, LSDM ka një rënie drastike; nga 57 komuna, humbi 41 komuna.
OBRM-PDUKM-ja pati një rritje prej 37 komunash, BDI ruajti numrin e komunave 10, por humbi Tetovën kurse Gostivari mbeti bastion i Aleancës edhe për një mandat tjetër. Aleanca gjithsesi e humbi 1 komunë, mbeti vetëm me Gostivarin e Vrapçishtin, Besa pësoi rritje, nga 1 komunë që kishte në 2017, Zhelinën, në këto zgjedhje mori edhe Tetovën. Zhelina do të testohej për parregullsi deri në Gjykatën Administrative, duke bërë që Arianit Hoxha i kësaj partie, ministër i bujqësisë, të jepte dorëheqjen dhe të njoftonte edhe daljen nga qeveria.
Zgjedhjet u realizuan për herë të parë me pajisje për identifikimin e votuesve me shenjat e gishtave, përskaj identifikimit me dokument të vlefshëm identifikimi. Meqë nuk kishte një pilot projekt, në rrethin e parë trupat zgjedhor në terren u përballën me pengesa të theksuara teknike të funksionimit të pajisjeve.
Rrethi i dytë zgjedhor kaloi me dukshëm më pak probleme teknike se sa rrethi i parë zgjedhor./alsat/
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...
Kurti paralajmëron investim në Trepçë, thotë se do të vijë n...
Xhaka për Alonson: Kur ai hynte në dhomat e zhveshjes dhe fi...
Zelensky bisedë telefonike me Von der Leyen: BE po e mbështe...
Qytetarja nga Ferizaj gjen 470 euro dhe i dorëzon në polici
ZYRTARE: Endrick i bashkohet Lyonit në formë huazimi